Mposht Emiliano Martinezin, ky është portieri më i mirë në botë

Portieri i Belgjikës dhe Real Madridit, Tibo Kurtua, është cilësuar si më i miri në botë për vitin 2022 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Nuk mjaftoi që Emiliano Martinez i Argjentinës (dhe i Aston Villa) të konkurronte në një Botëror të madh si i Katarit, as ta fitonte atë për t’i rrëmbyer skeptrin e fitores belgut. Marokeni Bounou është gjithashtu në podium. Duhet nënvizuar se në “Top 10”-shen speciale të IFFHS janë edhe dy portierë që luajnë në Itali, në Serie A. Ata janë “gardiani” i Juventusit, Shçezni, shumë i mirë në Botërorin e Katarit me Poloninë dhe ai i Milanit, Mainjan, megjithëse prej disa kohësh i dëmtuar dhe i padisponueshëm për Francën e tij në Kupën e Botës 2022.

10 portierët më të mirë:

  1. Tiibo Kurtua (Real Madrid, Belgjikë) –             125 pikë
  2. Emiliano Martinez (Aston Villa, Argjentinë) – 110 pikë
  3. Jasin Bounou (Sevilja, Marok) –                        55 pikë
  4. Dominik Livakoviç (Dinamo Zagreb, Kroaci) – 30 pikë
  5. Hugo Lloris (Totenham, Francë) –                    25 pikë
  6. Vojcieh Shçezni (Juventus, Poloni) –               15 pikë

7–8. Jan Oblak (Atletiko Madrid, Slloveni), Alison (Liverpul, Brazil) – nga 10 pikë secili

9-10. Xhordan Pikford (Everton, Angli), Mik Mainjan (Milan, Francë) – nga 5 pikë secili

LEXO EDHE:

Back to top button