MPS: Përfshirja e fëmijëve romë në çerdhe do të jetë falas
MPS: Përfshirja e fëmijëve romë në çerdhe do të jetë falas
350 fëmijë romë nga mosha 3 deri në 6 vjet do të përkujdesen falas në çerdhet e 21 komunave të vendit. Kjo është pjesë e vazhdimit të projektit “Përfshirja e fëmijëve romë në edukimin parashkollor” që Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë e firmosi me drejtuesit e komunave të caktuara. Sipas Ministrisë, mënjanimi i barrierave ekzistuese për akses në kopshte për fëmijët romë të moshës 3 deri në 6 vjeç, përfshirja e fëmijëve dhe socializimi i tyre, si dhe forcimi i ndërgjegjësimit të prindërve për rëndësinë e zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe edukimit të fëmijëve të tyre, janë themelet e këtij projekti. Gjatë 16 viteve të zbatimit të projektit janë përfshirë mbi 5.000 fëmijë të komunitetit romë si dhe janë angazhuan 20 edukatore rome për të punuar me këta fëmijë me qëllim lehtësimin e procesit të integrimit të fëmijëve romë në kopshte.
“Prej vitit 2006 e këndej kemi përfshirë 5500 fëmijë të moshës 2 vjet para fillimit të arsimit fillor. Ky projekt ka kontribuar që të kemi më shumë fëmijë rom në shkollat fillore, të mesme dhe fakultet me çka Republika e Maqedonisë së Veriut është përpara të gjitha vendeve që janë në fqinjësi”, deklaroi Mabera Kamberi, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. /Alsat.mk