Mrekulli, asnjë tifoz anglez nuk u arrestua në Katar!

Komiteti Organizativ i Katarit, si dhe policia britanike, vlerësuan pozitivisht sjelljen e tifozëve nga Anglia, por edhe atyre nga Uellsi gjatë Botërorit, pasi që deri më sot nuk kishte asnjë incident. U theksua se ata ishin shembull i sjelljes në Botëror.

Në Rusi katër vjet e gjysmë më parë ishin vetëm tre persona të arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, megjithëse edhe ai Botëror kaloi pa incidente mes tifozëve.

“Fakti që kemi zero arrestime është diçka që i ka habitur të gjithë, sepse kështu jemi në zero arrestime, që gjë të nuk e kemi asnjëherë më parë. Jo se ka pasur shumë në të kaluarën, por ka pasur, tani ai numër është zero”, thonë nga policia britanike.

Anglia kishte 3,000 tifozë në çdo ndeshje në Katar, me 3,500 të tjerë që erdhën gjatë ndeshjeve me eliminim direkt në raundin e 1/8 së finales dhe çerekfinalet.

LEXO EDHE:

Back to top button