Mulaku: Në Wells nuk ndërpriten shtatzënitë shkaku i anomalive të zemrës
Mulaku: Në Wells nuk ndërpriten shtatzënitë shkaku i anomalive të zemrës
Gazetare: Xhemazije Rizvani
Doktoresha Luljeta Mulaku ishte e lidhur nga Britania në linjë skype me emisionin ” Ftesë në studio” në Alsat.
Ajo qëndron në Qendrën Universitare të Wellsit në Britani për një specializim për anomalitë te fetuset lidhur me detektimin dhe trajtimin e tyre, ekskluzivisht me sëmundjet e zemrës.
Ajo tha, se ndryshe nga spitalet tona atje ka një ekip të përberë nga profesionistë të fushave të ndryshme, nga kardiokirurgë, obstetër, persona të imazherisë që në fund vendosin bashkërisht nëse anomalitë mund të tejkalohen në vitin e parë të jetës pas disa ndërhyrjeve.
Si përvojë, tha se është e rrallë. Dhe gjithashtu veçoi rregullin në spital që nuk kishte mjekë të mbingarkuar me pacientë dhe as radhë të gjata pritjeje.
Përmendi kodin e veshjes së mjekëve që ishin detyrimisht me uniforma , pa aksesorë, me flokë lidhur, pa makijazh dhe gjëra që e pengojnë procesin e punës./ Alsat.mk