Mungesa të mëdha te Reali në prag të sfidës me Levanten

Real Madridi ka probleme me lëndimet e futbollistëve dhe mediat në Spanjë raportojnë se ndaj Levnates së Enis Bardhit do të ketë vetëm 16 futbollist, që ul mundësinë e rotacioneve të menduara të trajnerit Zinedin Zidan. Sipas “Mundo Deportivo”, thuhet se në mënyrë jo-zyrtare, kapiteni Serhio Ramos nuk do jetë i gatshëm për këtë ndeshje, që do të thotë që Eder Militao do të jetë krahas Rafael Varane.

 

Në listën e mungesave do të jenë edhe Dani Karvahal dhe Lukas Vaskez, ndërsa Rodrigo Goes dhe Valverde mungojnë nga lëndimi. Problem shtesë është fakti se Naço është infektuar me COVID-19, njëjtë si edhe trajneri Zinedin Zidan. Pas huazimit të Luka Joviçit dhe Martin Odegaard , tani Reali do të mirëpret Levanten në Madrid me 16 futbollist.

LEXO EDHE:

Back to top button