Atletik Bilbao me vështirësi kalon në çerekfinale

Fituesi i Superkupës së Spanjës, skuadra e Atletik Bilbaos siguroi kualifkimin në çerekfinale të Kupës së Spanjës, duke eliminuar skuadrën e Alkojanos. Skuadra nga Liga e Tretë në Spanjë , në raundin paraprak eliminoi Real Madridin. Heronjët e fitores së Bilbaos ishin Vljalibre dhe Iniaki Uiliams, të cilët përmbysën rezultatin dhe siguruan biletën e çerekfinales për skuadrën baske. Skuadra vendase, Alkojano, hapi rezultatin në minutën e 38-të përmes Karbonelit, para se Bilbao të shënojë në minutën e 53-të dhe 78-të.

 

LEXO EDHE:

Back to top button