Klop tregon se ku gaboj Totenhami me Liverpullin

Liverpulli ka triumfuar në derbin e javës së 20-të, duke mundur në transfertë skuadrën e Totenhamit me 3-1. Pas ndeshjes, Jurgen Klop, u shpreh i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij dhe konfirmoi edhe lëndimin e Xhoel Matipit.

Ne i shënuam golat në momentet e duhura, gola të mrekullueshëm. Shënuan futbollistët e duhur. E gjitha shkoi mirë, përveç padyshim lëndimit të Xhoel Matip. Ajo që pamë sot nuk kishte të bënte me formën, është ajo çka jemi ne. Këta jemi ne, pjesa e dytë veçanërisht, ishim të mirë. Ishte një luftë masive dhe futboll i mrekullueshëm mbi të gjitha. Në fazën ofanzive, mënyra se si kemi luajtur, mendova se e përballuam vërtetë mirë formacionin e tyre. Luajtëm në krah, luajtëm në mes, kështu që ne ishim shpesh brenda dhe rreth 16 metërshit, gjë që është vërtet e rëndësishme. Kundërsulmet ishin me të vërtetë të mira. Vija e fundit mbrohej vërtet mirë, presing mjaft i lartë por jo tmerrësisht i lartë”, tha mes tjerash Jurgen Klop.

LEXO EDHE:

Back to top button