“Opta” nuk beson se Milani do të arkëtoj titullin

Algoritmi “Opta” ka parashukuar epilogun e Serie A dhe befasisht nuk ka futur Milanin në garë për kampion. Kompania britanike që monitoron të dhënat në sport, ka bërë një parashikim mjaft befasues, duke analizuar skuadrat dhe potencialet e tyre duke filluar nga mbrojtja dhe cilësitë ofanzive.

Sipas “Opta”-s, Milani nuk do të jetë kampion i Serie A, pavarësisht formës së mirë të djemëve të Stefano Piolit, edhe fakti që ata gjenden në vendin e parë në tabelë dhe janë shpallur kampionë vjeshtorë. Gjasat më të mëdha për të fituar titullin në Itali, sipas “Optas”, i ka Interi me 35.8%, ndërsa i dyti me radhë është Juventus me 23.1%, ndërsa Milani ka vetëm 21.3% mundësi të fitimit të Scudettos. Sa i përket rënies në Serie B, favoritë janë skuadrat e Krotones, Parmas dhe Kaliarit.

LEXO EDHE:

Back to top button