Murali i Marcus Rashford vandalizohet disa orë pasi Anglia humbi finalen e Euro2020

Policia po heton pasi një mural në nder të Marcus Rashford u vandalizua më pak se një orë pasi Anglia humbi ndaj Italisë në finalen e mbrëmshme të Euro 2020.

Shkrimet me bojë blu u përhapën mbi imazhin bardh e zi të futbollistit, ndërsa diku tjetër ishin shkruar fjalët “F ** k Sancho”, një referencë për shokun e tij të skuadrës Jadon Sancho.

Që atëherë është mbuluar me plastika të zeza nga Ed Wellard, themeluesi i Withington Walls i cili organizoi muralin.

‘Ne guxuam të ëndërrojmë dje dhe shpresat tona u shuan, por të zgjohemi me këtë është më dëshpëruese. Racizmi duket të jetë gjithnjë e më i përhapur, ’tha ai për BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button