Murati dhe Mitriqeski, fitues të çmimit “Shën Klimenti”

Murati dhe Mitriqeski, fitues të çmimit “Shën Klimenti”

Rabije Murati dhe Antonio Mitriqeski janë fituesit e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” që u nda në Kuvend për arritjet e shquara në fushën e edukimt dhe arsimit si dhe në art dhe kulturë. Në kuadër të festës, u dërguan mesazhe urimi duke vlerësuar punën dhe veprën e Shën Klimentit si nxënës i dalluar i vëllezërve “Shën Kirili dhe Metodi. Në nder të ditës së Shën Klimentit mesazhe urimi dërguan kreu shtetëror, presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Jeta dhe vepra e Shën Klimentit referuar Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë festohet edhe me aktivitete të përbashkëta në Shkup dhe Sofje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button