Murinjo: Klubi sa më shpejt të zgjidhë çështjen e Tottit

Trajneri i Romës, Hoze Mourinjo, në një intervistë për “TG1”, ka folur në lidhje me ish-sulmuesin Françesko Toti. Ai e konsideron 47-vjeçarin një ikonë të skuadrës verdhekuq.

“Totti është numri 1 i historisë së Romës. Të bashkëpunoj me të? E kuptoj pyetjen tuaj, por nuk jam unë ai që duhet t’i përgjgjem asaj”, u shpreh Murinjo.

Më tej, trajneri portugez shtoi: “Unë jam një njeri që kam uri për gola, që skuadrat e mia të shënojnë sa më shumë. Kjo është një çështje mes Tottit dhe klubit”.

Disa herë, ish-sulmuesi ka deklaruar se është gati të bashkëpunojë me Romën, klubin ku ka luajtur përgjatë gjithë karrierës së tij, por deri më tani nuk ka patur asgjë konkrete.

LEXO EDHE:

Back to top button