VIDEO / Grushtoi kundërshtarin, Sane largohet nga terreni me karton të kuq

Austria dhe Gjermania kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Vjenë në praninë e 46 mijë tifozëve në Ernst Happel stadium. Kanë qenë austriakët që kanë marrë fitore të pastër me rezultat 2-0, por ajo që bëri shumë bujë në këtë sfidë ishte kartoni i kuq nga Liroj Sane.

Ylli gjerman i Bajern Munihut la në baltë skuadrën pranë rezultatit 1-0 në minutën e 49-të, duke bërë një gjest josportiv. Sane fillimisht shkaktoi një ndërhyrje të palejueshme ndaj Filip Mvenesit dhe pastaj u ngrit në këmbë duke e grushtuar atë. Kjo bëri që gjyqtari ta përjashtoj menjëherë nga loja duke e ndëshkuar me karton të kuq.

27-vjeçari ka folur pas ndeshjes duke kërkuar falje për gjestin e bërë, pasi tha se ishte i zhgënjyer me paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Turqisë, por edhe në sfidën ndaj Austrisë.

“I gjithë faji është te unë, kjo nuk mund të më ndodhë mua. Nuk kanë asnjë faj bashkëlojtarët e mi, por as kundërshtari. Isha i frustruar me paraqitjen time në ndeshjen ndaj Austrisë, por edhe disa ditë më parë ndaj Turqisë”, tha Sane pas ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button