Murinjo krijon ekip për titull në Premier Ligë

Në prag të përballjes me Plovdivin,skuadra e Totenhamit ka bërë hapa të mëdha para drejt dy përforcimeve të mëdha për sezonin e ri. Klub inga veriu I Londrës është para firmosjes së kontratës me Geret Bejllin, i cili vjen te Totenhami i Murinjos në formë të huazimit. Poashtu edhe spanjolli Serhio Reguillon është dakorduar që të kalojë në radhët e Totenhamit, pasi që më parë dështoi transferimi i tij te Mançester Junajtedi.

Klubi nga “Old Trafordi” nuk ishte dakord që te ketë klauzolë në kontratë për kthimin e mbrojtësit spanjoll sërisht në Madrid. Mirëpo nga ana tjetër, Murinjo e pëlqen këtë varientë dhe Totenhami do të paguajë 30 mln euro në konton e kampionit të Spanjës.

Me ardhjen e 2 përforcimeve të reja dhe aktualisht ardhjen e mbrojtësit Doerti dhe mesfushorit Hojberg, Totenhami mund të inkuadrohet në garën për titull.

Totenhami 2020/21

Loris, Doerti, Aldervellde, Dajer, Reguillon, Vinks, Hojberg, Son, Bejll, Ali dhe Kejn.

LEXO EDHE:

Back to top button