Murinjo qëndron në Portugali për takimin me drejtuesit e Federatës

Portugalia nuk heq dorë nga ideja për të sjellë Hoze Mourinjo në krye të kombëtares luzitane. Sipas të përditshmes “A Bola”, sot mbyllet faza përgatitore e Roma në Portugali dhe më pas skuadra do të niset për në Itali, por jo e plotë.

Me skuadrën nuk do të fluturojë trajneri portugez, i cili do të qëndrojë në Portugali për të kaluar Krishtlindjen me familjen e tij. Para rikthimit të tij në Romë, trajneri do të zhvillojë një takim me drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit.

Ky takim është programuar më 26 dhjetor dhe Mourinjo do të diskutojë me Fernando Gomes, presidentin e Federatës. Pas këtij takimi, ai do të bisedojë edhe me drejtuesit e Romës, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button