Murinjo: Skuadra ime, nuk mu duk se luante një ndeshje të rëndësishme

Hoze Mourinjo është shprehur tejet i pakënaqur në intervistën pas eliminimit nga Dinamo Zagreb në kuadër të Ligws Europa.  Totenhami u eliminua me tre gola të shënuar nga Mislav Orsiç, i cili ishte protagonisti kryesor i Dinamo Zagrebit.

 

 

“Ne dëshiruam të hyjmë në ndeshje të marrim një rezultat tjetër. Në 90 minutat e ndeshjes, skuadra la në fushë gjithçka, lanë energjinë, gjakun dhe djersën dhe në fund lanë edhe lotë të gëzimit. Në anën tjetër, skuadra ime, e përsëris, skuadra ime, nuk mu duk se luante një ndeshje të rëndësishme. Nëse për ndonjërin nga ta nuk ishte ndeshje e rëndësishme, për mua po, për shkak të respektit që kam për karrierën time dhe për punën time. Çdo ndeshje është një ndeshje e rëndësishme për mua. Besoj se për çdo tifoz të Tottenhamit në shtëpi, çdo ndeshje ka rëndësi dhe një qëndrim tjetër është i nevojshëm”, përfundoi Hoze Mourinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button