Majk mendon se Kim dhe Kanye është dashur të ndahen që moti

" "

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Ndërkohë divorci i dyshes, nuk ka kaluar pa vëmendjen e reperit shqiptar, Majk. Ai ka publikuar në Instagram një foto të Kanye, ku ka treguar se është dakort me ndarjen e tyre.

Ai tha se reperi është dashur që të ndahet më para nga Kim që të kishte më shumë para, bazuar në lajmet që qarkulluan sot që Kanye është shpallur njeri më ngjyrë më i pasur në historinë e Amerikës. Tashmë, pasuria e tij ka kapur vlerën 6.6 miliard dollarë, sipas “Bloomberg”.

“Moti u dasht me u nda prej Kimit me bo pare”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e imazhit.

LEXO EDHE:

Back to top button