Muriq: Danella Arsovska me të drejt e mban epitetin “njerka e qytetit”

Muriq: Danella Arsovska me të drejt e mban epitetin “njerka e qytetit”

Përfaqësuesi i transportuesve privat, Kemal Muriq edhe njëherë sot në emër të të gjithë transportuesve privat deklaroi se janë të gatshëm të zhbllokojnë bul. Ilindenska në rast se marrin garanci nga kryeministri Kovaçevski për zgjidhjen e problemit. Sipas tij, me kryetaren e Qytetit të Shkupit, të cilën e quajti “njerka e qytetit”, nuk ka shpresa për zgjidhjen e problemit.

“Ne problemin tonë meqë nuk mund ta zgjidhim me Qytetin e Shkupit, me kryetaren Danella Arsovska, kërkojmë organ më të lartë, që në rastin konkret i bie Qeveria. Andaj po kërkojmë takim me kryeministrin dhe kjo kërkesë nuk paraqet kurrfarë kërcënimi nga ana jonë. Në rast se dikush na jep garanci, në rastin konkret kryeministri, ne menjëherë do t’i heqim bllokadat”, deklaroi Kemal Muriq, përfaqësues i transportuesve privat.

Paraprakisht në një konferencë për media kryeministrin Dimitar Kovaçevski për kaosin e shkaktuar me transportin publik akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

LEXO EDHE:

Back to top button