Musk: Disa përdorues mund të paguajnë për të përdorur Twitter

CEO i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, i cili së fundmi bleu Twitter, tha se disa përdorues mund të paguajnë për të përdorur rrjetin social në të ardhmen.

Musk shpjegoi idetë e reja në Twitter.

“Twitter do të jetë gjithmonë falas për përdoruesit e zakonshëm, por do t’u kushtojë përdoruesve komercial/qeveritar”, shkroi ai, duke shtuar se “disa të ardhura janë më të mira se asnjë”.

Twitter ka qenë gjithmonë falas për të gjithë përdoruesit, por ideja e Musk ka një sfond. Reuters raportoi javën e kaluar se Musk u kishte thënë bankave që ranë dakord ta ndihmonin të blinte Twitter për 44 miliardë dollarë se ai do të gjente një mënyrë për të fituar para nga tweet-et.

Sipas Forbes, Musk është njeriu më i pasur në botë dhe ai bleu Twitter më 26 prill. Ai u zotua për lirinë e fjalës në Twitter, duke respektuar ligjin.

“Lirinë e fjalës e konsideroj në përputhje me ligjin. “Unë kundërshtoj censurën që është shumë mbi ligjin.”

LEXO EDHE:

Back to top button