Musk do të krijojë një studio lojërash me Al

Musk do të krijojë një studio lojërash me Al

Elon Musk thotë se startupi i tij me Inteligjencë Artificiale, xAl, do të krijojë një studio lojërash me Al.

Personi më i pasur në botë theksoi zhgënjimet e tij me një numër të madh studio lojërash që zotërohen nga kompani të mëdha.

Por, kjo nuk është hera e parë që Musk ka postuar në lidhje me lojërat.

Së fundmi ai transmetoi drejtpërdrejt veten duke luajtur Diablo 4 dhe ka shprehur admirimin e tij ndaj videolojërave në përgjithësi, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa së fundmi, miliarderi deklaroi se studio e lojërave me Al do të jetë nën udhëheqjen e xAl.

Sipërmarrësi miliarder i bëri komentet ndërsa iu përgjigj një postimi nga inxhinieri Billy Markus, i cili krijoi kriptomonedhën Dogecoin.

Në postim, Markus kritikoi industrinë e lojrave dhe tha se shumica e lojërave që ai ka shijuar në dekadën e fundit kanë ardhur nga zhvillues dhe studio të pavarura.

Duke iu përgjigjur postimit, Musk tha: “Së shpejti do të fillojë ndërtimin e një studio lojërash me Al, për t’i bërë lojërat përsëri të shkëlqyera”.

LEXO EDHE:

Back to top button