Mustafa: Para zgjedhjeve, të miratohet buxheti dhe të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka vlerësuar të mirë qeverisjen e Kryeministrit Avdullah Hoti, duke përmendur si periudhë të rëndë kohën e ushtrimit të detyrës së tij.
Kjo, sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër korrupsionit.

”Unë mendoj se Qeveria Hoti, ka qeverisur mirë”.

”Por jam i bindur po ashtu që ka qeverisur në një periudhë krejtësisht të rëndë sepse ka pasur një koalicion të shumicës nganjëherë edhe në mungesë të shumicës veçmas prej periudhës që është arrestuar deputeti Arifi edhe më parë por ka punuar shumë sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër pandemisë”.
”Ka dhënë rezultate shumë të mira në komunikim ndërkombëtar sepse është rikthyer komunikimi me SHBA-në”.

”Mirëpo për gjashtë muaj është e pamundur që të bëhet ndonjë punë tepër e madhe e cila do të shënojë një epokë të qeverisë Hoti por ajo që kam parë zotëri Hoti si kryeministër ka punuar me ndërgjegje të plotë. Nuk është cilësuar si një kryeministër që ka bërë shkelje as të Qeverisë. Prandaj na nevojitet kësi Qeveri e cila respekton edhe Kushtetutat edhe ligjet e Kosovës”.
Mustafa siç shkruan EO, thotë se para se të shkohet në zgjedhje duhet të miratohet buxheti dhe të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare.

”Mendoj që është rrezik shumë i madh”.

”Nëse nuk miratohet buxheti dhe në këtë rast bëjë apel te të gjitha subjektet politike që ato të mobilizohen dhe ta thërrasin një seancë të Kuvendit para shpalljes së zgjedhjeve në mënyrë që buxheti të miratohet të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ndërlidhen edhe me buxhetin e ardhshëm”.

”Dhe posa të kryhet kjo ne s’jemi fare kundër që të shkohet në zgjedhje që ushtruesja e Detyrës së Presidentes [Vjosa Osmani] t’i shpallë ato dhe vendi të shkojë në zgjedhje”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button