Muzikë e zgarë nëpër parqet e Shkupit për 1 Maj, qytetarë të shumtë u mblodhën në Saraj

Muzikë e zgarë nëpër parqet e Shkupit për 1 Maj, qytetarë të shumtë u mblodhën në Saraj

Gazetare: Ajnur Bafqari

Me zgarë, lojëra, muzikë e aktivitete të shumta. Kështu një pjesë e qytetarëve vendosën ta shënojnë 1 majin- ditën ndërkombëtare të të drejtave të punëtorëve.
Sikurse çdo vit tjetër edhe këtë vit, parku i Sarajit ishte destenacioni i preferuar për shumicën e atyre që vendosën të kalojnë kohën me miq e familjarë. Qytetarët thonë se pas pandemisë, ky është viti i parë që kaq shumë njerëz janë mbledhur bashkë.

“Di/ka me familjen, di/ka vetë…. sivjet është më ndryshe krahasuar me vitet e kaluara, me pamje, me njerëz, është më e plotë…”.

“Mirë, mirë, u ulëm këtu të rrijmë pak… Po zakonisht, por edhe ne të vendit jemi, domethënë /do vit këtu jemi…Kohëve të fundit shumë ka dallim, shumë mirëmbajtja është e mirë, e mirëmbajnë domethënë shumë mirë”.

“Unë me mbesën, se mbesën desha ta shëtiti…”.

“Me këtë fëmijën pak dolëm të shëtisim… Afër jemi dikund 1 kilometër, dalim nga pak me shëtit…Numri mjaftueshëm i madh, se 3-4 vite me pandeminë nuk ka pas njerëz këtu, por sot paska mjaft”.

“Sot me fëmijët, me shfrytëzu ditën e lirë… Jo vetëm kemi ardh nuk kemi bërë aktivitete ndonjë gjë… Hera e parë është që kemi ardh”.

“Sivjet kemi ardh rastësisht, të shohim… Keni ardh me familje? Jo vetë, isha duke kaluar dhe u ndala të shikoj… Shumë mirë, u ndalëm pak të shohim, paska edhe të huajt”.

“Vet me djalin e axhës kemi ardh, mirë kënaqësi është kur i sheh rininë kështu.. Jo /do vit por vijmë ndonjëherë. Kur ishim më të rinj vishim më shumë, tash ka mbaruar e jona”.

Ata që poashtu i gëzohen ditës së lirë të prindërve, janë fëmijët. Ata kishin mundësi të shoqërohen me bashkëmoshatarët dhe të shfrytëzojnë edhe rekuizitat e vendosura për këtë ditë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button