Nafta rritet ndjeshëm para samitit të OPEC-ut
Çmimet e naftës, shumë të paqëndrueshme që nga zbulimi i variantit të ri të Covid-19, rifilluan fuqishëm në një treg të ethshëm vetëm disa orë nga samiti i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).
Çmimi i një fuçie Brent të Detit të Veriut u rrit 5,19% duke arritur në 72,82 dollarë.
Në Nju Jork, një fuçi West Texas Intermediate (WTI) fitoi 4,88% duke mbetur në kuotën e 69,41 dollarëve.
Këto dy kontrata, të cilat humbën më shumë se 5% të martën, po rikuperohen ndërsa prodhuesit kryesorë përpiqen të kundërshtojnë kërcënimin e nxitjes së kërkesës nga varianti Omicron”, theksoi Avtar Sandu, analist i ‘’Philip Futures’’.
Trembëdhjetë anëtarët e OPEC, të udhëhequr nga Arabia Saudite, do të takohen perms një videokonferencë me qëllim që të vendosin nivelin e tyre të prodhimit në fillim të vitit të ardhshëm.
Por asgjë nuk do të ratifikohet përpara marrëveshjes së dhjetë aleatëve të tyre, të udhëhequr nga Rusia, të cilët do t’u bashkohen atyre një ditë pas samitit.
Shumë analistë po llogarisin në një pauzë në rritjen e prodhimit në fillim të vitit të ardhshëm, një strategji që do të bënte të mundur frenimin më të mirë të një rënie të çmimeve të pafavorshme për prodhuesit.








