Napoli i pathyeshëm, fiton ndaj Romës dhe kryeson renditjen

Roma ka pritur mbrëmjen e djeshme Napolin në “Olimpico”. Ndeshja pritej të ishte intensive dhe e ashpër dhe ashtu rezultoi në të vërtetë. Djemtë e Spaletit kanë dominuar totalisht ndeshjen, duke krijuar raste të shumta por goli erdhi me vështirësi.

Gjyqtari Irrati nuk ka kursyer kartonat, ku ka nxjerrë gjatë ndeshjes plot 9-të të verdhë. Pritej që kjo sfidë të kishte përplasje dhe ndërhyrje të ashpra. Napoli ka qarkulluar shumë mirë topin dhe ka dominuar totalisht dhe kjo gjë shpërblehet në minutën e 80-të, ku Osimhen ka realizuar një gol të bukur.

Politano dërgoi një top të mrekullueshëm drejt tij, me nigerianin që kryen një sprint të mrekullueshëm, e më pas me forcën e tij arrin të shmanget nga mbrojtësi kryeqytetas dhe goditja e topit ishte fatale për portierin e Romës.

Napoli kështu, me këtë fitore minimale, kryeson tabelën e Serie A me 29 pikë, tre më shumë se vendi i dytë Milan.

LEXO EDHE:

Back to top button