Napoli i Rahmanit mund Torinon e Vojvodës

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore në transfertë ndaj Torinos, në një sfidë e vlefshme për xhiron e 33-të në Seria A. Ishte mesfushori Tiemoue Bakajoko që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Di Lorenzos (11′), ndërsa, Viktor Osimhen dyfishoi epërsinë pas dy minutave (13′).

 

Në minutat e tjerë, dy skuadrat provuan të gjejnë golin dhe kishin edhe raste, por nuk i konkretizuan. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë, derisa Mërgim Vojvoda te Torino qëndroi vetëm në stol. Pas kësaj fitore, Napoli ngritët në pozitën e katërt me 66 pikë, derisa Torino renditët në pozitën e 16-të me 31 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button