Reali me katër mungesa ndaj Çellsit, rikthehet Toni Kroos

Dueli i parë i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Çellsit do të gjejë Real Madrid pa disa elemente të rëndësishëm, për shkak të dëmtimeve të futbollistëve që kanë qenë shpesh pjesë e formacionit të “Los Blancos”.

 

Zidan gjithsesi ka një lajm të mirë pasi ka rikuperuar një tjetër element kyç. Në mesfushë nga minuta e parë pritet të jetë Toni Kros, i cili mungoi në fundjavë ndaj Betisit, por do të jetë në fushë për këtë duel kundër londinezëve që mund të sigurojë një pjesë të biletës për finalen.

Jashtë listës mbeten Serhio Ramos, Lukas Vaskez, Ferland Mendi dhe Federiko Valverde.

LEXO EDHE:

Back to top button