Ledri bën shaka për trupin e saj, ja cili ishte reagimi i Sarës

Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale. Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it. Kanë kaluar katër muaj nga lindja e Poem Blu dhe megjithëse në rrjete sociale është shfaqur me forma thuajse “perfekte”, Sara i ka këshilluar më herët ndjekësit e saj të mos besojnë çdo gjë që shohin në Instagram.

Barku i saj do ende punë për t’u sheshuar, siç ka treguar ajo në një video.

Megjithatë, sekreti i pozave të Instagramit është thithja e barkut, për t’u dukur sa më mirë thjesht në një shkrepje.

“Ky është barku i vërtetë”- dëgjohet të thotë Sara duke qeshur krahas videos së saj.

Këtë periudhë Sara po e kalon me shumë sportivitet, por Ledri nuk po e ndihmon aq sa duhet. Së fundmi Sara ka ndarë në Instagram një pjesë nga bisedat me Ledrin në rrjete sociale, ku ky i fundit bën shaka me mënyrën se si është ndjerë ajo pas lindjes. Ledri i ka nisur Sarës një video komike, në të cilën një burrë bën shaka me mënyrën se si duket trupi i partneres së tij.

“Si u ndjeve pas lindjes”, i ka shkruar Ledri Sarës përkrah videos.

Kjo e fundit e ka ndarë me të gjithë ndjekësit dhe ka treguar se është “revoltuar” pas bisedës me partnerin. Epo nuk ka faj!

LEXO EDHE:

Back to top button