Navas nuk lëviz nga Parisi, së paku deri në vitin 2024

Portieri Kejlor Navas ka firmosu zgjatjen e kontratës me skuadrës franceze të PSZH-së. Kejlor Navas me kontratën e re do mbetet te parisienët së paku deri në vitin 2024.

Portieri 34-vjeçar, ka qenë nder lojtarët më të mirë në Ligën e Kampionëve këtë edicion dhe më herët ka pasur kontratë deri në qershorin e vitit 2023, andaj me paraqitjet e tij në kampionatin e Francës dhe Ligën e Kampionëve, ka merituar vazhdimin e rinovimit për 12 muaj të tjerë.

PSZH përmes një komunikate zyrtare kanë konfirmuar që Navas ka rinovuar deri në vitin 2024, ndërsa ka lansuar dhe videomaterialin me paraqitjet e Kejlor Navasit në portën e parisienëve.

LEXO EDHE:

Back to top button