Tre gara me eliminatore sprint në Formula 1

Formula 1, FIA dhe 10 skuadrat kanë rënë dakord që të aplikojnë rrisi në eliminatoret për garat në sezonin e ri. Në 3 gara të zgjedhura, dy në Evropa dhe një në kontinentet e tjera, do të zhvillohen eliminatoret përmes sprintit në 100 km.

Në këto eliminatoret, që do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, pilotët do të luftojnë për një pozitë më të mirë në renditje përmes kalimit të 100 km, në vend të kualfikimeve të deritanishme tradicionale.

Pozitat fillestare për sprintin e ditës së shtunë, do të mësohen gjatë ditës së premte, kur do të zhvillohen elimininatoret klasike, që zhvillohen në tre etape. Tre pilotët më të mirë në eliminatoret e sprintit do të shtojnë pikë në kontot e tyre dhe ai që është në vendin e parë, do të arkëtojë 3 pikë, ai në dytin 2 pikë dhe i treti me vetëm një pikë. Sipas spekullimeve të mediave britanike, pistat në “Monca” dhe “Silverstoun” do të jenë të parat , në të cilat do të implemtohen eliminatoret e reja.

LEXO EDHE:

Back to top button