“Çfarë pret, martohu”, Big Mama ka një përgjigje epike për ndjekësit

Big Mama është në qendër të vëmendjes, edhe pse prej kohësh ka bërë një pauzë në muzikë. Këngëtarja ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “InstaStory” ku nuk hezitoi të ju jepte përgjigjje mjaft pyetjeve të fansave.

- Advertisements -

Pyetja që mori vëmendjen e ndjekësve dhe jo vetëm ishte ajo që lidhej me jetën private.

“Hajde martohu çfarë je duke pritur shoqet e tua kanë fëmijë”, i shkruan një prej tyre.

“Po pres kalin se princin e kam gjetur”, i është përgjigjur këngëtarja duke zbuluar kështu se ndihet e plotësuar në jetën private.

Kujtojmë se rreth një viti më parë, këngëtarja përjetoi një periudhë të vështirë familjare. Babai i saj ndërroi jetë dhe sigurisht që këngëtarja e përjetoi shumë keq këtë situatë. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo tregoi se kjo është gjëja më e vështirë që ka kaluar dhe falenderoi të gjithë për mbështetjen. Por pa kaluar shumë kohë nga kjo dhimbje e madhe, këngëtarja humbi edhe xhaxhain  e saj.

Lajmin e bëri të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instastory.

“U prehsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ju bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku shfaqet me xhaxhain e saj.

 

LEXO EDHE:

Back to top button