Renova ankohet në arbitrim, sjell dëshmi me video

Skuadra e Renovës është ankuar në referimin në sfidën e humbur ndaj Pelisterit (0-1) në kuadër të javë së 29 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra nga Xhepçishti ka postuar një video në rrjetet sociale, duke treguar në një moment diskutabil në zonën e skuadrës manastirase, ku shihet qartë ndërhyrja e mbrojtësit së Pelisterit.

 

 

Mirëpo edhe pse ishte afër këtij momenti, referi Igor Stojçevski, dha shenjë që ndeshja të vazhdojë me rivënie nga këndi. Nga Renova shkruajnë se ky është vetëm një nga momentet e shumta, në të cilin arbitri Stojçevski ka dëmtuar skuadrën tetovare.

LEXO EDHE:

Back to top button