Lacio mund Milanin dhe sjell kaos në garën për Ligën e Kampionëve

Skuadra e Lacios ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj AC Milanit me 3-0. Korrea ishte vendimtar në këtë përballje, pasi që shënoi nga një gol në secilën pjesë të ndeshjes. Fillimisht hapi rezultatin në minutën e 2-të, ndërsa të njëjtën e përsëriti në fillim (51′) të pjesës së dytë.

 

Suksesin e plotë të Lacios e vulosi Çiro Imobile, që realizoi në tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Ylli kosovar, Vedat Muriqi u inkuadrua në minutën e 89-të.

 

Milani plot 17 javë ishte lider në Seria A, ndërsa me humbjen e fundit, bie në pozitën e pestë me 66 pikë, derisa Lacio një më poshtë, me 61 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button