Justin Bieber vjen me një stil të ri por përballet me akuza të forta

Këngëtari i famshëm Justin Bieber ka pushtuar sërish faqet e para të mediave botërore me eksperimentin e radhës në paraqitjen e tij. Me këtë pamje këngëtari duket si Justini i viteve më parë, ai i cili gjithnjë e më tepër i bën vajzat të ‘dashurohen’ pas tij.

Ditën e djeshme, 27-vjeçari ka publikuar disa foto në rrjetin social Instagram, të cilat menjëherë janë bërë viral nga ndjekësit. Ajo çka ka rënë më tepër në sy, përveç stilit të tij unik të veshjes, janë flokët ‘dreadlocks’.

Por ky stil i flokëve ka ngjallur reagime të shumta tek publiku, të cilët e kanë konsideruar këtë stil të këngëtarit si përvetësim kulturor. Sikurse dhe e kemi parë edhe më herët përgjatë viteve, kanë qenë vetëm personat me ngjyrë që e kanë aplikuar këtë stil flokësh.

Por, kjo nuk është hera e parë që ai e bën një veprim të tillë, pasi njëjtë u shfaq edhe në vitin 2016.

Justin Bieber me stilin e tij ka bërë që shumë djem edhe vajza dëshirojnë t’a imitojnë atë vetëm për tu dukur si ai dhe për të qenë koherent me trendet më të fundit të modës. Ndaj, rreth e rrotull mund të shihni shumë “kopje” të Justin Bieber.

LEXO EDHE:

Back to top button