Napoli merr vendimin final për fatin e Xhenaro Gatusos

Xhenaro Gatuso nuk preket. Napoli e bën të ditur këtë gjë me një “tuit”, duke shuar thashethemet në lidhje me një përmbysje të mundshme në stol, nën dritën e rezultateve të fundit negative.

 

Presidenti Aurelio De Laurentiis me zëvendës presidentin Edoardo dhe drejtorin menaxhues, Andrea Kiavelli, u takuan sonte me ekipin dhe stafin teknik, duke konfirmuar besimin e tyre të plotë për trajnerin Rino Gatuso”, thuhet nw tuitin nga klubi blu.

 

Një “injeksion” i rëndësishëm morali në prag të çerekginales së Kupës së Italisë së planifikuar për të enjten në mbrëmje kundër Spezia, i cili gjithashtu përforcon skenarët e një rinovimi të kontratës, proces i paprekur nga trendi zhgënjyes i rezultateve të fundit. Gatuso dhe Napoli tani do të kenë detyrimin të ngrihen për të shpenguar “nokautet” në Superkupë dhe në Verona. Dhe mund ta bëjnë këtë duke llogaritur mbështetjen e klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button