Shqipëri, 896 raste të reja dhe 8 viktima nga COVID

Në 24 orët e fundit në Shqipëri është regjistruar një ulje e lehtë e numrit të viktimave për shkak të COVID, 8 në total nga 11 që ishin një ditë më parë.  Ndërkohë kanë rezultuar pozitivë 896 qytetarë nga 3 761 testime të kryera në total. Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,420 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button