Hoti: Kurti nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër

Kryeministri në detyrë i Kosovës , Avdullah Hoti ka thënë se mund të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, me ata që nuk kanë problem me ligjin. Në të kundërtën sipas tij, të gjithë ata që kanë probleme të tilla nuk do të duhej të mbanin as poste publike.

Sipas kandidatit për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albin Kurti nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet dhe as kryeministër.

“Unë dëshiroj të jem në garë me njerëz që nuk kanë probleme me ligjin, kushdo që i plotëson këto kushte elementare të garës unë pres që të ballafaqohem me gjithë ata për këtë garë zgjedhore për politikat tona në të gjitha fushat pa përjashtim. Për ata që kanë probleme me ligjin nuk është dashur që të mbajnë poste publike. Nëse interpretoni me kujdes në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nënkupton që kryeministri përpara meje nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër”, tha Hoti.

Gjykata Supreme ka vendosur sot për ankesat e subjekteve politike, ku nga pesë ankesat të subjekteve politike, dy prej tyre janë pranuar pjesërisht.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbetur jashtë listës.

LEXO EDHE:

Back to top button