NATO përgënjeshtron çdo përforcim në kufirin e Bjellorusisë

“Çdo konfirmim përsa i përket një riforcimi të NATO-s në kufi me Bjellorusinë është i pabazë. Ashtu si e kemi thënë tashmë, NATO nuk përbën asnjë kërcënim për Bjellorusinë apo çdo vend tjetër dhe nuk ka riforcime ushtarake në rajon”, theksoi zëdhënësja, Oana Lungescu në një komunikatë të shkurtër.

Aleanca e Atlantikut të Veriut siguroi që ishte në një pozicion “rreptësisht mbrojtës”.

“Ne mbetemi vigjilentë, të gatshëm për të kundërshtuar çdo agresion dhe për të mbrojtur aleatët tanë. Ne i bëjmë thirrje Minskut të tregojë respekt të plotë për të drejtat themelore”, nënvizoi zëdhënësja.

Polonia, nga ana e saj, i quajti deklaratat e liderit bjellorus si propagandë e regjimit, ndërsa presidenti lituanez, Gitanas Nauseda i quajti këto deklarata plotësisht të pabazuara për kërcënime të jashtme imagjinare.

LEXO EDHE:

Back to top button