NATO përsërit mbështetjen për Afganistanin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka biseduar në telefon me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, për t’i përsëritur mbështetjen e aleancës për vendin e tij.

“Situata e sigurisë në Afganistan mbetet thellësisht sfiduese dhe kërkon zgjidhje të negociueshme”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Militantët talibanë kanë intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare të Afganistanit, prejse trupat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga ky vend, në fillim të majit.

LEXO EDHE:

Back to top button