Zjarret shkatërruese në shtetet perëndimore amerikane

Rreth 80 zjarre të mëdha janë shtrirë në 13 shtete amerikane në rajonet perëndimore. Qindra mijëra hektarë pyje janë shkatërruar. Më rëndë janë goditur Oregoni dhe Kalifornia. Kafshët e egra po përiqen të largohen nga zjarret ndërsa autoritetet thonë se disa banorë janë detyruar të evakuohen. Morgana është banore në shtetin e Kalifornisë.

“Kjo është shtëpia ku kam lindur dhe jam rritur. Nuk dua ta humbasë shtëpinë.”

Zjarret më agresive janë shtrirë në kufirin mes Oregonit dhe Kalifornisë Veriore, thotë për Zërin e Amerikës Christopher Dicus me Universitetin Shtetëror Politektinik të Kalifornisë.

“Fatmirësisht kjo zonë nuk është shumë e populluar. Nëse zjarret do të kishin rënë në zonat më të populluara, do të kishte qënë shkatërrimtare.”

Mbi 20 mijë anëtarë të ekipeve të shpëtimit po luftojnë nga toka, ajri dhe me mjete të ndryshme për të shuar zjarret. Autoritetet lokale, megjithëse të shqetësuara, po premtojnë të bëjnë gjithçka për t’u përballur me situatën.

“Vetëm në një prej zjarreve në shtetin e Oregonit kemi më shumë se 2000 zjarrfikësa që luftojnë me flakët. Kemi ekspertë të logjistikës dhe profesionistë të komunikimit dhe operacioneve. Në përpjekje po marrin pjesë qeveria federale dhe ekipe nga shtetet Jutah (Utah) dhe Kalifornia”, tha për shtypin guvernatorja e Oregonit Kate Brown.

LEXO EDHE:

Back to top button