31 raste të reja me COVID në Shqipëri

Rastet e reja me COVID në Shqipëri kanë pësuar sërish rritje në 24 orët e fundit. Nga 3.628 testime kanë rezultuar pozitivë 31 persona.

- Advertisements -

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga konfirmimi i rasteve të parë me variantin Delta, i cili përhapet më shpejt, MSH i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të bërë të mundur frenimin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button