Nazim Bushi ishte njoftuar me mendimin e MPB-së

Zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi pranon se ishte në dijeni të mendimit të MPB-së ndaj propozim-Ligjit për shtetësi të dorëzuar nga koalicioni ASH-AAA. Ai nuk shpjegon se si lejoi një mendim i tillë diskriminues i cili kaloi edhe në trupat qeveritarë të kalon nga dikasteri ku ai është zëvendës, por thotë se propozimi bashkërisht me mendimin e dikasterit duhet të plotësohen.

Jam i njoftuar me mendimin e MPB-së dërguar Qeverisë. Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për shtetësi gjithsesi se kërkon debat, njejtë edhe mendimi i MPB-së dorëzuar Qeverisë. Vlerësoj se në këtë propozim-ligj ka elemente të cilat kontribuojnë në plotësimin e duhur të tij, respektivisht mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me shtetësi- thanë Kabineti i zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi.

Megjithëse MPB-ja dha mendim negativ, Bushi shton se ai dhe BDI do ta mbështesin propozimin e opozitës, por në ndërkohë paralajmëron një propozim të ri nga Qeveria dhe formimin e grupeve të punës mbi precizimin e tekstit të ligjit.


Gjatë ditëve në vijim Qeveria do të parashtrojë kërkesë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit aktual për shtetësi me ç’rast do të formohen grupe pune të përbëra nga anëtarë të Qeverisë, MPB-së dhe institucioneve tjera”  

Bazuar në qëndrimet e Bushit, nuk dihet nëse ai dhe subjekti i tij do ta mbështesin prpozimin e opozitës si të tillë, do të rreshtohen me propozimin e ri që pritet ta dorëzon Qeveria, apo do të kërkon ndryshimin e mendimit të MPB-së. Në mendimin e MPB-së të cilin ditë më parë e shpalosi Alsat, ministri Spasovski ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e opozitës të përfshira në draft si: pajisja me shtetësi përmes tre dëshmitarëve, trashëgimi i shtetësisë nga brezi i parë dhe i dytë, trashëgimi i shtetësisë falë martesave dhe marrja e statusit shtetas duke njohur vetëm gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

 

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button