Ndalet me barazim Atletiko Madrid në “Vanda Metropolitano”

Atletiko Madridi nuk ka shkuar përtej një barazimi me 4 gola ndaj skuadrës së Selta Vigos. Skuadra mysafire hapi më mirë ndeshjen, pasi që mori avantazhin në minutën e 13 përmes Hallos. Mirëpo lideri aktual i La Ligës u përgjigj me Luis Suarezin në fund të pjesës së parë për të barazuar shifrat në 1-1. Sulmuesi i Atletiko Madridit shënoi sërisht në fillim të pjesë së dytë, për ti dhënë epërsi skuadrës vendase.

 

Dhe kur të gjithë menduan se do të jetë edhe një fitore tjetër për Atletiko Madridin, në skenë doli Fereira që shënoi gol në minutën e fundit të takimit për të shkëputur një pikë liderit aktual të La Ligës.

Me këtë barazim, Atletiko Madridi mbetet në vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Selta Vigo renditet në vendin e 11 me 26 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button