Ndalohen dy persona për falsifikim të dokumenteve në Shkup

Nga stacioni policorë të Gazi Babës bëjnë të ditur se kanë arrestuar dje S.J. (35) nga fshati Brezë dhe B.H. (42) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “falsifikim i dokumentit” dhe “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme”, thonë nga MPB.

“Sipas një raporti, në orën 15:30 një anëtar i komisionit për dhënien e provimit për shofer në zonën e Gazi Babës, gjatë kontrollit të letërnjoftimit të dorëzuar nga një kandidat për dhënien e provimit për shofer, konstatohet se ishte i falsifikuar, gjegjësisht emri A.J., me të dhëna nga S.J., dhe fotografia ishte e B.H”, njoftojnë nga MPB.

Gjatë bisedës zyrtare, njëri nga të dyshuarit ka deklaruar se letërnjoftimi i falsifikuar është bërë nga një person nga zona e Bit Pazarit për një shumë prej 100 euro. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës penal, theksojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button