Ndalohen nëntë persona në Kërçovë, kapen duke prerë dru
Ndalohen nëntë persona në Kërçovë, kapen duke prerë dru
SPB Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër nëntë personave, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, ndërsa ndaj dy prej këtyre personave është paraqitur kallëzim penal edhe nga neni 382 “pengim i zyrtarit në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Të nëntë personat janë privuar nga liria dhe me kallëzim penal i janë dorëzuar në Prokurorinë e Kërçovës për procedurë të mëtutjeshme.
“Dje (09.08.2024), në një aksion të koordinuar të Departamentit të Policisë Kriminale, SPB Ohër dhe Departamentit të Operacioneve Speciale Policore – Njësiti i Shpërndarjes së Shpejtë, në territorin e Komunës së Kërçovës në vendin e quajtur “Kuturov dol”, janë gjetur personat duke prerë dru në zonën pyjore, pavarësisht ndalimit aktiv të lëvizjes në pyll. Personat ishin pa leje dhe dokumentacion përkatës për prerje, dorëzim dhe transport të druve të zjarrit. Personave iu morën celularë dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e krimit, si dhe një automjet mallrash “MAN” dhe një xhip “Opel Frontera”, të dyja me targa të Kërçovës. Po ashtu, në lokalitetin e quajtur “Mala Reka”, tre persona janë privuar nga liria dhe janë marrë dy traktorë me rimorkio dhe një automjet “Citroen Jumper”, si dhe një sharrë elektrike me motor dhe disa bombola gazi”, thonë nga MPB.