Ndalohet një person nga Shkupi, drejtoi kamionin me shpejtësi 121 km/h
Ndalohet një person nga Shkupi, drejtoi kamionin me shpejtësi 121 km/h

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 18.06.2025 në orën 10:00 në rrugën Prilep-Krushevë, pranë vendit të quajtur “Stopanstvo”, zyrtarët e policisë nga DPB Krushevë ndaluan personin S.A. (20) nga Shkupi.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të trafikut dhe masave të marra, oficerët e policisë përcaktuan se S.A. po drejtonte një kamion “Dacia” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 121 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “vozitje e papërgjegjshme e automjetit””, thonë nga MPB.