Ndau një foto të së bijës, ngjan njësoj si Kylie Jenner e vogël


Miliarderja e njohur, Kylie Jenner gëzon një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj të vogël, Stormi Webster. Ajo ka treguar se kujdeset maksimalisht për vogëlushen, e cila i ka dhuruar emocionet më të veçanta që prej momentit kur erdhi në jetë.

Së fundmi Kylie ka ndarë një foto të vetes së saj në moshë të vogël, duke provuar se në fakt vajza është një kopje e saj. Ngjashmëria e të voglës me mamanë e saj ka qenë e madhe dhe këtë fakt e kanë provuar dhe fansat në komente.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Stormi e surprizoi mamin e saj në bashkëpunim me babin, duke realizuar disa vizatime ku i uronte mirëseardhjen në shtëpi pas udhëtimit në Francë.

LEXO EDHE:

Back to top button