Ndërkombëtarët: Perëndimi do të qëndrojë unik në mbështetjen të Kievit

Ndërkombëtarët: Perëndimi do të qëndrojë unik në mbështetjen të Kievit

Në një vjetorin e luftës në Ukrainë, Perëndimi i bëri thirrje presidentit rus Putin t’i japë fund pushtimit të Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Putin dështoi, dhe se Perëndimi do të qëndrojë unik në mbështetjen ndaj Kievit.

“Një vit më parë Presidenti Putin nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, një luftë ilegale agresioni duke shkelur në mënyrë flagrante rregullat themelore ndërkombëtare. Ai dëshironte të shkel dëshirën e ukrainasve, ai dëshironte të përçante unitetin tonë. Presidenti Putin dështoi. Ukraina qëndron. Dhe NATO dhe BE-ja qëndrojnë me Ukrainën. Po, Putini nuk ka hequr dorë nga qëllimet e tij. Ai dëshiron një Evropë ndryshe, ku Rusia do të diktonte veprimet e fqinjëve” , tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

“Gjermania qëndron fuqishëm pranë Ukrainës, sot dhe në të ardhmen. Nuk është dërgimi i armëve tona që po e zgjat luftën. E kundërta. Sa më shpejtë që presidenti rus e kupton se nuk do ta arrijë qëllimin e tij imperialist, aq më të mëdha janë shanset për përfundimin e luftës. Është në dorën e Putinit. Ai mund t’i jep fund kësaj lufte”, u shpreh Olaf Sholc, kancelar gjerman.

“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë presion Rusisë dhe atyre që e mbështesin në fushëbetejë. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim miqtë e Putinit dhe ata që ndihmojnë Rusinë duke mos i vendosur sanksione apo duke i ndihmuar me arsenalin luftarak. Njëkohësisht ne punojmë për ripërtëritjen ekonomike dhe ushtarake të Ukrainë. Fillimisht, me ndihmë të vazhdueshme financiare, 67 miliardë euro deri më tani, së dytë me mbështetje ushtarake”, deklaroi Ursula Fon Der Lejen, President e Komisionit Evropian. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button