Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë në dispozicion 100 milion euro kredi të siguruara përmes Bankës Evropiane të Investimeve. Kreditë do të realizohen përmes bankave tregtare me një normë interesi prej 1.6 për qind për 50 milion eurot e para. Drejtori i Bankës për Zhvillim Kire Naumov, sqaroi se fillimisht do të tërhiqen 50 milion për të cilat kamata tashmë është përcaktuar nga Qeveria, dhe për 50 milion të tjera do të vendoset me çfarë kamate do të ofrohen.
“Shuma maksimale për kreditë që janë të destinuara për investime do të jetë deri në tre milion euro, me një periudhë shlyerje deri në 12 vjet, përfshirë grejs periudhë prej dy vjetësh. Për likuiditetin, shuma maksimale është 666 mijë euro, periudha e shlyerjes prej tre vjetësh me një grejs periudhë prej gjashtë muajsh. Disa industri janë klasifikuar si zona të verdha nga Banka Evropiane e Investimeve ose, për shembull, kompanitë e ndërtimit nga kjo linjë nuk mund të përdorin kredi- deklaroi Kire Naumov – Drejtor i Bankës për Zhvillim.
“Banka e Zhvillimit do të bashkëpunojë me bankat komerciale për shpërndarjen e shpejtë të këtyre fondeve në bizneset lokale, që do të përfitojnë nga kushtet e favorshme nga Banka Evropiane e Investimeve. Me këtë ne do ti zgjidhim boshllëqet e likuiditetit për nevojën për kapital qarkullues afatshkurtër, si dhe investimet afatgjata të bizneseve në rrugën e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike.- pohoi Liljana Pavlova- Nënkryetare e BEI-së.








