Ndërprerje e ujit sot në qendër të Shkupit
Për shkak të një ndërhyrjeje për ndërrimin e një valvule, sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në një pjesë të rrugës “Dimitrie Çupovski” në zonën qendrore të qytetit, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Sipas njoftimit të shërbimeve kompetente, pa ujë do të mbeten banorët dhe bizneset në segmentin nga rruga “Maqedonia” deri te Ministria e Drejtësisë, në afërsi të byrektores “Rekord”. Ndërprerja do të fillojë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve./Alsat.mk.






