Ndërpriten ndërtimi i gazsjellësit në Vodno


Alsat
05.07.2020 16:28
Punimet për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno janë ndërprerë. OJQ-të dhe shoqatat ekologjike kanë publikuar foto ku shihet se nuk ka aktivitete ndërtimore. Këtë e konfirmon dhe drejtori i Resurseve Energjetike Nacionale, Bajram Rexhepi. Punimet në trasenë u ndërlikuan në rajonin e Sopishtës dhe fshatin Shishevë. Në Sopishtë, disa banorë po kërkojnë që traseja të ndryshohet sepse tubat duhet të kalojnë pranë varrezave, dhe në Shishevë ka një terren problematik për punë, por dhe pandemia ka bërë të sajën. Sidoqoftë, nga kjo kompani thonë se tubat për në Tetovë dhe Gostivar do të arrijnë në afatin e caktuar.
RESURSET ENERGJETIKE NACIONALE:
“Pjesët e sistemit të transmisionit që janë në ndërtim e sipër do të përfundojnë këtë vit … Pjesa Gostivar – Kërçovë duhet të fillojë këtë vit …
Në Vodno mbeten të papërfunduara rreth 10% e punëve, thonë nga Resurset Energjetike Nacionale. Edhe nga organizatat joqeveritare që ishin kundër kalimit të trasesë përmes Vodnos, thonë se pavarësisht ndalimit të punëve, dëmtimi i ekosistemit tashmë është bërë kur janë prerë drutë.
E vetmja situatë aktuale është se Vodno është gërmuar. Nuk ka as gazsjellës dhe as nuk është realizuar akoma traseja … “-tha Tatjana Stojnovska, “E dua Vodnon”.
Përndryshe, për ndërtimin e gazsjellësit u organizuan disa debate publike, në të cilat organizatat joqeveritare pretenduan se duhet të ndryshohet traseja, por autoritetet nuk lëshuan pe dhe vendosën që gazsjellësi të shkojë në Tetovë dhe Gostivar përmes kreshtës së Vodnos. Nuk ndihmuan as rastet kur aktivistët shtriheshin para ekskavatorëve.
Ile Petreski