Ndërrimi i emrave të rrugëve në Tetovë, Kasami: Kushtetuesja, defokuson opinionin

Ndërrimi i emrave të rrugëve në Tetovë, Kasami: Kushtetuesja, defokuson opinionin

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese rreth ndërrimit të emrave të rrugëve në Tetovë i quan tentim për të defokusuar opinionin, ndërsa mban përgjegjës BDI-në se nuk e ka kryer punën deri në fund. Kasami e pranon që emrat e ndryshuara në vitin 2007, përveç komunës nuk i ka shfrytëzuar asnjë institucion tjetër shtetëror apo publik, ndërsa paralajmëron se është në fazë përfundimtare procesi i emrave të rinj të komunës.

“Gjykata Kushtetuese e ka hallin e vet që ta përmbyll një lëndë që është hapur shumë herët, por pse është ky moment, ndoshta është për ta defokusuar opinionin nga ai proces real që ndodh që Tetova përfundimisht të ketë emra të rrugëve, ashtu siç meriton një qytet modern. Ne do të vazhdojmë t’i shfrytëzojmë derisa të ketë emërtime të reja, por edhe njëherë vlerësoj si një punë gjysmake që ka ditur t’i bëjë BDI si deri tani. Për kundër asaj, ne kemi nisur një proces që është gjithëpërfshirës që është shumë më kompleks që Tetova të ketë emra të rrugëve konform ligjit dhe Kushtetutës në Maqedoni të Veriut”, deklaroi Bilall Kasami, Komuna e Tetovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button